Aktorja e famshme hap Instagram, thyen rekorde me këtë foto…

Aktorja e famshme Jennifer Aniston ka vendosur që më në fund t’i bashkohet rrjetit social Instagram.

Por ajo ka bërë një ‘hyrje madhështore’, duke rikthyer një foto të “Friends”.

Aktorja ka mbledhur të gjithë miqtë e saj me të cilët ishin pjesë e një prej serialeve më të shikuara botërore,”FRIENDS”.

Jennifer tashmë ka profilin e saj, që ka arritur në një kohë rekord numrin e 1 milion ndjekësve, brenda 5 orëve e 45 minutave.