Agnesa Vuthaj tregon defektin që e ka lënë beqare

Modelja bukuroshe kosovare, Agnesa Vuthaj, ka qënë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, me gazetarën Bieta Sulo, ku ka folur për sekuencën më të fundit të fotove profesionale të bëra, në të cilat ka dalë tej mase sensuale dhe provokuese.

Gjatë intervistës së bërë, ajo është pyetur nga gazetarja se cilën pjesë të vetes do të donte të ndryshonte.

Agnesa si përgjigjie e kësaj pytjeje, ka treguar një histori të shkurtër, ku e ftuar në një emision në Kosovë, për operacionet plastike , një doktor i është drejtuar dhe i ka thënë se ajo kishte nevojë të kryente një rinoplasti, ose e thënë ndryshe të ndryshonte hundën e saj.

Doktori plastik i kishte thënë Agnesës, se hunda e saj nuk ishte simetrike, dhe asaj do t’i ngjante më mirë nëse e rregullonte atë.

Agnesa tha se pas asaj dite, për disa kohë rrjesht ajo u fiksua me pamjen e fytyrës së saj, dhe sa herë shihej në pasqyrë, hunda e saj i dukej gjithnjë e më pak e bukur.

Ajo me shaka, tha gjate emisionit, se nëse do të kishte operuar hundën, me siguri shanset e saj për të gjetur burrë, do të ishin më të larta.

Fatmirsisht , kjo ishte thjesht një fazë kalimtare për modelen, pasi me kalimin e kohës u bind se ajo nuk kishte nevojë për asnjë ndërhyrje, dhe se hunda e saj, paçka se jo simetrike, shkonte më së miri me konstruktin e fytyrës së saj.

Agnesa gjatë emisionit dha mesazhin, se të tërë jemi të bukur kështu siç jemi.