Zgjidhet përfundimisht furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e zonave rurale në Lezhë

Zgjidhet përfundimisht problem i furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonave rurale të bashkisë Lezhë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit vijon zbatimin e Programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale III. 4045 abonentë në fshatrat Kallmet i Madh dhe Kallmet i Vogël do të përftojnë furnizim më ujë të pastër higjenikisht.

Kjo ndërhyrje do të përmirësojë skemën e furnizimit me ujë, rritjen e sasisë së tij duke mundësuar kështu për banorët, furnizim pa ndërprerje në shtëpitë e tyre.

Projekti parashikon punime si: Ndërtimin e linjës kryesore të dërgimit, 6.1km; Ndërtimin e linjës së shpërndarjes,48 km; Ndërtimin e linjës së kanalizimeve, 1.5 km; Ndërtimin e 2 rezervuarëve të rinj; Instalimin e 755 kasetave të parafabrikuara, të cilat do të mbajnë 1242 matësa uji; Ndërtimin e 2 rezervuarëve të rinj, Ndërtimin e 2 kaptazhve të reja dhe rehabilitimi i 3 kaptazhve ekzistuese, Ndërtimin e 1 Grope Septike.

Punimet do të garantojnë siguri për cilësinë, bazuar në aspektet e parametrave kimikë dhe fiziko-bakteriologjike, sipas udhëzimeve të BE-së.