Shqiptarët triumfojnë në Festivalin e Filmit SEANEMA (FOTO)

Filmat shqiptarë ishin në qendër të vëmendjes…
Filmi “Delegacioni“ nga regjisori shqiptar Bujar Alimani mori çmimin e filmit më të mirë në edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Seanema, të mbajtur në Ulqin të Malit të Zi.

Bashkëpunimi francezo- shqiptar “The Van”, me regji nga Erenik Beqiri, fitoi çmimin e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër.Në Festivalin e Filmit Seanema çdo vit trajtohet një çështje sociale kyçe përmes filmave që shfaqen aty dhe diskutimeve në panel.

Tema e këtij edicioni ishte IN / EXCLUSION, me në qendër vëmendjen ndaj rëndësisë së përfshirjes sociale të individëve që bëhen viktima të diskriminimit.