Shkarkimi i Metës/ Mazhoranca, e vendosur t’i shkojë deri në fund zbatimit të ligjit

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, u shpreh lidhur me shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta se “mazhoranca është e vendosur t’i shkojë deri në fund dhe këtë do ta bëjmë në zbatim të ligjit

Duke folur në një intervistë televizive, Kodheli u shpreh se Opozita ka bërë një gafë të madhe duke u larguar nga Kuvendi.

“E kanë kuptuar vonë se ajo ishte një gafë. E ka bërë me pavetëdije, por nëse e ka bërë me vetëdije, kjo është shumë e dënueshme. Ky është një hap i mirë. Nuk e kemi frikën e përballjeve elektorale. Është populli që do të gjykojë në fund të ditës, por duhet të ketë rregulla demokratike të respektuar nga të gjithë. Përballja na rrit përgjegjësinë për të punuar më mirë” – tha ajo.

Kodheli u shpreh lidhur me dialogon midis opozitës dhe pozitës se “Do kisha uruar realisht që fjala dialog mos të ikte asnjëherë nga tryeza”.

“Është sistemi që kemi zgjedhur dhe duhet të largohemi çdo ditë nga dhuna. Jeta është e stresuar edhe pa pasur nevojë të ngarkohemi me ngarkesa politike. Jam “po dialog, gjithmonë dialog””, theksoi Kodheli.

Në lidhje me ligjin e Dekriminalizimit, Kodheli tha se nuk duhet të fshihemi pas gishtit. “Qytetarët shqiptarë kanë dalë nga një regjim shumë i rreptë. Kanë dalë në Europë dhe dikush ka gabuar se ka qenë 18 vjeç. Ditën kur plotëson gabim formularin, je i destinuar të të dënojë ligji. Ligji është i ashpër, ai i duhej shoqërisë sonë që ishte molepsur shumë në këto 30 vite. Pa dashur të jem puritane. Ligji është i ashpër dhe ky ligj duhej bërë. Përgjegjësia është personale”, theksoi ajo.