Saimir Tahiri bën DEKLARATËN e fortë: Në majat e politikës njerëz të akuzuar për vràsje njerëzish dhe vjedhje stratosferike

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një deklaratë të fortë para pak minutash, pas seancës maratonë te Kri.met e Rënda.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse beson se Saimir Tahiri do të jetë sërish në majë, ish-ministri tha se në majat e poltikës janë sot edhe persona të akuzuar për vràsje njerëzish dhe vjedhje stratosferike.

“Praktika ka treguar që sot i ke në majat e politikës ata që kanë pasur akuza në lëkurën e tyre edhe për vràsje njerëzish dhe vjedhje stratosferike nga xhepat e njerëzve dhe sot janë prap në majat e politikës. Unë nuk po mendoj për këto unë po mendoj për drejtësinë time”, tha Tahiri.

Kujtojmë se seanca prej 7 orësh Tahiri ka shpalosur provat për të vërtetuar pafajësinë te Kri.met e Rënda, ndërsa Prokuroria ka kërkuar 12 vite bu.rg.

Sakaq, gjykata ka shtyrë sërish seancën për në datën 19 shtator në orën 09:00.