“Presidenti ka thirrur zgjedhje të reja, por kush do t’i bëjë?!

Ish-drejtuesi i SHISH Fatos Klosi nga studio-ja e lajmeve të Fax Neës, foli për qëndrimet e opozitës, djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve dhe rëndësinë e përfshirjes saj në realizimin e një reforme zgjedhore, për të cilën tha se është çështja më e rëndësishme dhe arsyeja e shumë problemeve në jetën politike të vendit.

“Janë ata që i bëjnë listat, janë ata që i plotësojnë vendet në Parlament, praktikisht janë kryetarët e partive që vendosin. Mendoj se ka ardhur koha për një Kod të ri zgjedhor, dhe kjo është e domosdoshme që populli të ketë më shumë pushtet në dorë. Kryesorja është se partitë duhet të jenë me të kujdesshme me vendimet që marrin, do të ketë më shumë demokraci edhe brenda partive.

Ata (opozita) dolën vullnetarisht nga skema politike, vendimi ishte absurd. Jemi gjithë këta njerëz, gjysma e Shqipërisë se kështu thoni, si nuk u bëken zgjedhjet me Ramën kryeministër? Ky është një dështim. Nuk bëhet kështu, duhet të merret eksperiencë nga vendet e zhvilluara edhe në rajon që janë vende që po ecin shumë normalisht. Të djegësh mandatet se Rama është përbindësh dhe se ne nuk ia dalim dot, është e gabuar dhe ke treguar dobësinë tënde. Ja ku u bënë zgjedhjet, çfarë do të bëhet? Presidenti nga ana tjetër ka thirrur zgjedhje të reja. Por kush do ti bëjë? Materialisht zgjedhjet i organizon qeveria. Qeveria nuk ka ndërmend të marri ndonjë masë për të organizuar zgjedhje”.