Pas një aksidenti të rëndë me makinë, ndërron jetë këngëtarja e njohur

Këngëtarja e muzikës Country, Kylie Rae Harries, ka humbur jetën ditën e djeshme, pas një përplasjeje me makinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se teksa po udhëtonte në Taos, New Mexico, 30-vjeçarja ka pësuar aksident, ku u përfshinë tre makina.

Mësohet se në aksidentin e rëndë ka humbur jetën dhe një 16-vjeçare.

Këngëtarja po udhëtonte drejt qytetit të familjes së saj dhe para se të bënte aksidentin kishte postuar në Instagram një foto ku tregonte emocionet e takimit.

‘Me karburantin që kam përshkrojë dhe 46 milje, ndërsa stacioni më i afërt i benzinës është 36 milje larg. I dashur Jezus, të lutem mos më lërë në mes të asgjësë’, shkroi ajo në Twitter, pak para përplasjes që i mori dhe jetën.