“Nuk ka shërim”, Kim Kardashian përlotet kur zbulon se nga cila sëmundje vuan

Ylli televiziv, Kim Kardashian është përlotur gjatë emisionit të saj, ku zbuloi se vuante nga një sëmundje e sistemit imunitar, lupus.

Kjo e fundit është një sëmundje që prek femrat (mbi 90% e pacientëve) dhe që e bën trupin të mos mbrohet dot nga viruse e sëmundje të ndryshme që qarkullojnë.

Disa nga shenjat kryesore të kësaj sëmundje janë skuqjet e vazhdueshme të lëkurës së fytyrës, sidomos në diell, dhe ndjesitë e vazhdueshme të plogështisë, dhimbjes së kyçeve.

Deri tani për Lupus nuk ka ndonjë shërim, por ka trajtime dhe ilaçe që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave.