Mesi u shpall si më i miri nga FIFA, ja çfarë postoi Ronaldo në rrjetet sociale gjatë eventit

Kristiano Ronaldo nuk shkoj në eventin që FIFA organizoi për të vlerësuar më të mirin dhe në momentin që Mesi po merrte çmimin, portugezi ishte në divanin e shtëpisë dhe postoi në mediat sociale.

Ronaldo nuk shkoi në këtë event, por nga shtëpia dha një mesazh që tregon se asgjë nuk ka mbaruar ende dhe se me dëshirë e këmbëngulje më e mira do të vijë.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori. E gjithë kjo që është e madhe sot, ka nisur e vogël. Nuk mund t’i bësh të gjitha, por bën çfarë është e mundur që të realizosh ëndrrat. Dhe mos harro se gjithmonë pas natës vjen agimi”, shkruan Rondalo në postimin e vet.