Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani

Eshtë ndarë nga jeta sot regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, në moshën 56-vjeçare.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.