Rama me lot në sy: Vogëlushi Elio dhe prindërit e tij nuk janë vetëm!

Elio është vogëlushi që lindi 13 ditë më parë, por me një problem të rrallë në zemër. Prindërit e tij kishin 12 vite që prisnin të bëheshin me fëmijë. Vogëlushi ka një diàgnozë të rrallë që trajtohet në pak spitale të specializuara në Europë.

Kryeministri Rama shkruan në profilin e tij që stafi i tij kanë qenë aty që në ditën e parë që lindi dhe tani bebi është transportuar në një spital në Itali ku po merr ndihmën e duhur. “Me gjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rr.eziku i madh që i ka.noset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin”, shkruan Rama.