Rama i përgjigjet akuzave të ‘Brrylit’: Ia ke fut katunit, mvje keq qi paske ra kaq poshtë…iu përmend dhe Blendi Fevziun

Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale edhe në ditët e tij të pushimit. Sot ai i ka kthyer përgjigje një ndër faqet më të ndjekur në In “Brrylli”. Këta të fundit akuzuan kreun e qeverisë, se nuk ka respektuar ligjin kundër duhan në ambientet e brendshme të një lokali. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës, ku nuk i ka kursyer ironitë.

“O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir. Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve. Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot. Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjeter. Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit”, shkruan Rama.