Nuk i solli në kohë sanduiçin, qèllohet për vdèkje kamarieri

Një kamarier është qèlluar për vdèkje nga një klient, pasi nuk i solli në kohë sanduiçin që kishte porositur. Autori qèlloi me àrmë zjarri në shpatull 28-vjeçarin, duke e lënë të vdèkur në vend. Ngjarja ndodhi në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë. Punonjësit e restorantit lajmëruan menjëherë policinë, por autori ia mbathi dhe është akoma në kërkim.

Sipas mediave franceze,të shtunën para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar shumë nga dràma. “Ai u vrà për një sanduiç?”, “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “Është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë. “Është plot krì.minalitet këtu, shpesh ka njerëz të alk oolizuar,” tha 40-vjeçari Aboubacar, njëri nga banorët e zonës.