Misteri/ Fshati ku nuk lindin djem prej një dekade!

Një fshat polak nuk ka asnjë djalë të lindur për gati dhjetë vjet. Brigada vullnetare e zjarrfikësve e trajnuar në Miejsce Odrzanskie, në Poloninë jugore afër kufirit me Republikën Çeke përbëhet vetëm nga vajza, ku më e vogla është Maja Golasz, vetëm dy vjeç e gjysmë.

Babai dhe gjyshi i Majës ishin të dy zjarrfikës, shpjegoi nëna e vajzës së re, e cila tha se do të vazhdojnë punën për të siguruar jetesën.

“Nuk ka djem, kështu që gratë duhet të bëjnë punën,” tha një zjarrfikës vullnetar Oliwia Filipczak.

Fëmijët kryejnë si pjesë të trajnimit të tyre, përfshirë stërvitjet e zjarrfikësve dhe ndihmën e parë. Shpesh, vajzat përdorin arinj pelushi për të praktikuar ndihmën e parë.

Mungesa e lindjes së meshkujve në rajon është një mister demografik. Rajmund Frischko, kryetari i qarkut tani ofron një çmim për një çift që do të lindë djalë. Sipas New York Times, 12 lindje kanë ndodhur në fshat që nga lindja e djalit të fundit.