Foto e Ramës me kafen e mëngjesit, mesazhi domethënës i asaj që la mbi tavolinë

Pa koment e ka lënë këtë foto që shihni më poshtë kryeministri Edi Rama, që e ka postuar këtë të hënë, nga pushimet ku ndodhet me familjen në rezidencën qeveritare në Dhërmi.

Megjithatë, mesazhi është i qartë, në kuadër të aksionit të qeverisë që po vijon çdo ditë, për zbatimin e ligjit në lidhje me kuponin tatimor.

Krahas kafes së mëngjesit, syzeve dhe kapeles, me pamje nga deti, nuk mungon kuponi tatimor.