Foshnja gjashtëmuajshe mbytet në vaskë, e tmerrshme çfarë po bënte e ëma

Një nënë nga Britania e Madhe përballet me bùrgun për neglizhencë pasi fëmija i saj u mbyt në vaskë. Rasti i saj po hetohet nga policia e Izraelit pasi besohet që ajo ishte duke kontrolluar Facebook-un ndërkohë që fëmija gjashtëmuajsh ishte vetë në vaskë.

23-vjeçarja, Kayla Lynton, u arrèstua në Tel Aviv nga autoritet që po hetojnë vdèkjen e vajzës gjashtëmuajshe, Naomi në korrik të këtij viti. Si fillim mendohej se Kayla e kishte lënë vajzën të vetme për të shkuar në tualet, por prokurorët po hetojnë tashmë mundësitë që britanikja të kenë qenë duke kontrolluar rrjetin social në momentin që ndodhi tragjedia.
Në kohën që ajo mori në telefon urgjencën, nuk mund të bëhej më asgjë për Naomi-n e vogël.

Ndërkohë, babai i vogëlushes ka konfirmuar për mediat se celulari i bashkëshortes së tij është sekuestruar nga policia si pjesë e hetimeve.