E rëndë/ Zbuloi se vajza që pëlqente kishte të dashur, var veten menjëherë pasi…

Një djalë, 13-vjeç, u gjet i varur në shtëpinë e tij pasi zbuloi se vajza që ai pëlqente kishte të dashur.

Ngjarja ndodhi në SHBA, ku 13-vjeçari Harry Storey kishte paralajmëruar për vetëvra.sje edhe shokët e tij me një mesazh në rrjetin social whats app, por ata kishin menduar se ai po bënte shaka.

Shokët e tij treguan më tej se djaloshi ishte stresuar shumë pasi kishte mësuar se vajza kishte të dashur dhe kishte lënë pas dore edhe mësimet në shkollë.

Sipas policisë, 13-vjeçari kishte qenë duke shikuar një film ku personazhi kryesorë kishte varur veten në fund, përpara se të ndërmerrte edhe ai një akt të tillë.