“Çfarë ju duhet një udhëheqës si Basha?”, Rama flet për përgjimet e BILD: Ja çuan plakut, duan të sjellin Saliun e parë. Në 2017 mund t’i merrja të gjitha, por..

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Vaun e Dejes ka deklaruar se Shqipërisë nuk i duhen politikanët që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.

Sipas tij, shqiptarëve dhe demokratëve nuk i duhet një lider si Lulzim Basha, që sipas tij nuk fiton dot zgjedhjet po nuk që PS në garë.

“Kujt i duhen politikanë që kanë frikë nga drejtësia, udhëheqës që flasin kundër mafias, drogës dhe bëjnë çmos për të hedhur në erë urën që po ndërtojmë me BE.

Çfarë i shërben çdo demokrati që nuk ushqehet prej tyre, se ata që ushqehen janë të mbaruar.

Çfarë i duhet një udhëheqës si Lulzim Basha, dhe po të dalim ne nga zgjedhjet, ai prap nuk i fiton zgjedhjet.

Shikoni çfarë bëjnë, gjithçka, është shumë e thjeshtë pse këto përgjimet që u bënë që në fushatën e 2016, dalin sot në gjermani.

Ato dihet kush i ka bërë, nëse do kishte interes për të ndëshkuar fajtorët, atëherë fajtorët do kishin mbaruar punë dhe do ishin aty ku e kanë vendin.

U vunë në përgjim në Dibër gjithë shtabi i PS dhe përgjimet u morën dhe ja çuan plakut, plaku i mbajti dhe tani dalin dhe ku dalin në Gjermani.

Europianet që vendosin për BE, thonë ore çfarë behet kështu.

Turistet nga bashkitë e PD-së, shkojnë atje dhe gjenden disa të rinj rrugehumbur, hedhin molotov dhe këto dalin në gjithë botën dhe thonë: Ja Shqipëria vendi ku ka narko-qeverinë dhe këta s’janë për Europë. Duan të mbajnë peng zgjedhjet, që në Shqipëri është kaos, duan ta bëjnë Shqipërinë rrumpall, siç ka qenë në kohën e Saliut të parë”, tha Kryeministri.

Rama ka folur më tej dhe për akuzat e opozitës se ai do të marrë të gjitha pushtetet.

Por kryeministri ka thënë se në vitin 2017 kishte marrë mbështetje nga SHBA dhe BE që të zhvillonte zgjedhjet pa opozitën, por ai tha se mendoi për të mirën e vendit.

“Nëse unë do isha njeriu që dua ti marrtë gjitha, në 2017 do kisha marrë 140 deputetët.

BE dhe SHBA na thanë që futuni në zgjedhje, isha unë Romeo që i thosha Xhuljetës, aman futu në zgjedhje. Tani e bëmë atëherë, këta kujtojnë se mund ta bëjmë gjithmonë.

Të jetë puna për mua, ta marrësh nga ana e ngushtë dhe po të isha qorr dhe po të mos shihja siç shohin të tjerë, për çfarë duhet të bëj fushatë me gjithë këto pseudo rrëmuja?

Unë jam kryeministër, Parlamenti është me shumicë solidë dhe na mbështet në mënyrë të palëkundur, të gjitha bashkitë kryesore i drejtojmë ne, atëherë për çfarë, për një arsye të thjeshtë. Nëse unë do pranoja ti binim shkurt të pranimin të shtynim datën do të ishte rruga shkurtë që të nxjerr gjatë dhe s’të nxjerr gjëkundi.

Tani ka ardhur koha ti themi stop kësaj politike dhe ti japim mësim politikanë që s’janë mbi ligjin”, ka thënë ai.