Kur Musolinit i ngeci makina në baltë në Shqipëri (Foto)

Media greke “iEllada.gr” ka postuar disa fotografi të rralla të Benito Musolinit, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941.

“Benito Musolini, udhëheqësi italian fashist vizitoi Shqipërinë në vitin 1941. Këto janë fotografi të rralla ku shihet Musolini në Shqipëri. Siç shihet nga pamjet, makina e Musolinit ka ngelur në baltë”, thuhet në përshkrimin e medias helene.

Më tej, thuhet se vizita e Musolinit në Shqipëri përfundoi në mënyrë komike, pasi makina e tij ngeci në baltë.