Ja si 8 gjyqtarët e emëruar nga PD bllokuan Gjykatën Kushtetues

Në retorikën e opozitës po dëgjohet të përsëritet vazhdimisht këto javët e protestës se Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkatërruar institucionet kryesore të vendit duke filluar nga Gjykata Kushtetuese.

Në fakt Shqipëria është nga të paktat vende të botës demokratike në të cilën që nga vera e vitit 2018 nuk funksionon Gjykata Kushtuese. Përse ndodhi kjo? Dhe përgjegjësia e kujt është?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD (me mbështetjen e LSI) midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. Dy prej tyre e kishin mbaruar mandatin, por sipas ligjit mund të kishin qëndruar në detyrë derisa të zëvendësoheshin.

Përpara se të humbte zgjedhjet në qershor 2013, Sali Berisha, në bashkëpunim më parë me Presidentin Bamir Topi dhe pastaj me Presidentin Bujar Nishani, mori kontrollonin e të gjithë aparatit të Drejtësisë, duke emëruar krerët e Prokurorisë, të Gjykatave, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë këta juristë të lidhur me familjen e tij ose me partinë e tij. Në përpjekje për të ruajtur këtë pushtet, PD u përpoq të bllokonte Vetingun (një procedurë kyçe e imponuar nga SHBA dhe BE në kuadër të Reformës së Drejtësisë), duke bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata në një moment të parë e bllokoi Vetingun, por pasi u konsultua me Komisionin e Venecias, në dhjetor 2016, u detyrua t’i njohë atij legjitimitetin. Dhe pikërisht Vetingu në pak muaj, e asgjësoi (ndërmjet të tjerash), edhe Gjykatën Kushtetuese.

PraGjykatakushtetueseqëkishte ndërtuarBerishaishteplotë me gjyqtarëtëkorrupturardhevetëmpërkëtëarsyeaiinstitucion sot nukeksistonmë.

Ja lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që u larguan duke shkaktuar bllokimin e saj:

Sokol Berberi, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në shtator 2016, pas përfundimit të mandatit.

Vladimir Kristo, i emëruar në prill 2007 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), jep dorëheqjen në korrik 2017, pasi përfundon mandatin. Shmangu Vetingun.

Besnik Imeraj, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), jep dorëheqjen më 31 janar 2018. Shmangu Vetingun.

Fatmir Hoxha, i emëruar në qershor 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 10 maj 2018 sepse nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Altina Xhoxhaj, e emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), e përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 31 maj 2018 se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së saj.

Gani Dizdari, i emëruar më 22 mars 2013 (me votat e PD në Parlament), i përjashtuar nga Komisoni i Vetingut më 16 korrik 2018, për mospastërtinë e figurës dhe mosjustifikimin e origjinës së pasurisë.

Fatos Lulo, i emëruar në prill 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 korrik 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Bashkim Dedja, i emëruar në maj 2010 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i përjashtuar nga Komisioni i Vetingut më 17 dhjetor 2018, se nuk justifikoi origjinën e pasurisë së tij.

Gjykata Kushtetuese në fakt ka pushuar së funksionuari më 31 maj 2018, kur me shkarkimin e Altina Xhoxhajt mbetën në detyrë më pak se 5 anëtarë, që është kuorumi minimal i Gjykatës për vendimmarrje. Në përfundim të Vetingut, e vetmja gjyqtare që mbeti në detyrë në Gjykatën Kushtetuese është Vitore Tusha, e emëruar në shkurt 2008 dhe që më 5 prill 2018 e kapërceu me sukses provën e Vetingut. Përveç se është e vetmja gjyqtare në detyrë në Gjykatën Kushtetuese, Vitore Tusha, bën pjesë edhe në Komisionin e Emërimeve të Drejtësisë (KLD) domethënë organizmi nga i cili varet emërimi i gjyqtarëve të rinj në të gjitha organet e parashikuara nga Reforma e Drejtësisë (përfshirë këtu Gjykatën Kushtetuese), e megjithatë pak javë më parë, Presidenti Ilir Meta i kishte propozuar Kuvendit pikërisht Vitore Tushën si Kryetare të KLSH. Në rast se Parlamenti do ta kishte pranuar, kjo zgjedhje do të kishte eliminuar të vetmen figurë në detyrë nga e cila varet edhe rikrijimi i Gjykatës Kushtetuese, pikërisht ai organ suprem i drejtësisë që sipas Presidentit Ilir Meta dhe sipas gjithë opozitës, Edi Rama dhe qeveria e tij e paskan çaktivizuar me qëllim.

Emërimi i gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese tani është në dorën e Komisionit të Emërimeve të Drejtësisë (KED) që duhet të zgjedhë mes 55 kandidatëve të paraqitur nga Parlamenti, Gjykata e Lartë dhe Presidenca. Përzgjedhja bëhet nëpërmjet një verifikimi mbi integritetin e kandidatëve dhe më në fund, kalon te vota e Parlamentit, ku për emërimin kërkohen 84 vota. Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka rrezikuar edhe këtë pasazh duke lënë në Kuvend vetëm 79 deputetë.Megjithatë Reforma e Drejtësisë parashikon që në rastin kur parlamenti nuk arrin votat e duhura, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen drejtpërsëdrejti në bazë të klasifikimit të bërë nga KED. Sipas parashikimeve mendohet se Gjykata Kushtetuese mund të rifillojë së funksionuari brenda muajit qershor, pra, përpara se në Bruksel të vendoset nëse do të hapen negociatat me Shqipërinë