Përfundon mbledhja më deputetët e PE, Lleshaj nuk pranon të flasë, Fleckenstain dhe Soreca: Nesër…

Delegacioni i Parlamentit Europian në Shqipëri, zhvilluan sot një takim me kreun e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi për të diskutuar mbi vendimin e opozitës për djegien e mandteve dhe kerkesat për rrëzimin e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme, pas përfundimit të së cilit krerët e opozitës theksuan edhe njëherë kërkesat e tyre.

Pas këtij takimi, ata pritën në zyrat e BE në Tiranë, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por pas përfundimit të takimit ministri zgjodhi të mos bëjë asnjë koment, ndonëse vëmendja e media për të mësuar rreth asaj që ishte folur ishte e madhe.

Ndërsa përfaqësuesit e PE, Knut Fleckenstein dhe Luigi Soreca, u shprehën se gjithçka do ta thonë nesër në një konferencë për shtyp.

Delegacioni i PE do të qendrojë deri nesër në orën 10:00, ndërsa në fokus të qëllimt të vizitës së tyre është edhe njohja me procesin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.