Sandër Lleshaj “thumbon” partinë e Balilit: Ju djeg miza nën kësulë!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar sërish për dorëzimin e Klement Balilit në polici. Ministri Lleshaj thekson se Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por edhe me atë të vendeve të tjera.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ministri shkruan në rrjetet sociale se atyre po iu djeg ‘miza nën kësulë’, duke nënkuptuar këtu lidhjet e ‘Eskobarit të Ballkanit’ me politikanët shqiptarë, dhe veçanërisht Ilir Metën dhe LSI-në.

“Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!”, shkruan Lleshaj. /ekskluzive.al