“Është ish-kreu i njohur i policisë”, Artan Hoxha zbulon kush e filmoi Fredi Alizotin (Emri)

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur se kush është personi që filmoi Fredi Alizotin, në video-përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme.

Sipas të dhënave të gazetarit bëhet fjalë për Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, në vitin 2011-2015.

“Kishte ndërhyrje në video, nuk kishte time code, zëri që e ka pyetur është ndryshuar, ajo që dëgjova dhe nga konsultimi me dosjen më rezulton se personi që e ka pyetur Fredi Alizotin është një ish-funksionar i policisë së shtetit”, tha Artan Hoxha në ReportTv.