Endri Fuga thumbon gazetarët: Berisha vjetërsirë komuniste, u squllët para tij

Endri Fuga, drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, ka reaguar pak momente më parë në lidhje me intervistën e Sali Berishës në emisionin “Open”, duke “sulmuar” gazetarët që ishin përballë tij.

Fuga shkruan se ndihet shumë krenar që e kanë nxjerr në pension Berishën kur shikon sesi gazetarët squllen përballë tij, ndërsa me Ramën sillen keq.

Postimi në rrjetet sociale

Kur ju shoh se si squlleni per inerci perballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrem ne pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike