Lista e të zgjedhurve/ Alfred Peza rehabilitohet brenda PS, Rama i beson një post

Pas diskutimeve të hapura për median, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vijon me dyer të mbyllura. Referuar burimeve brenda mbledhjes, gazetarja e Report TV mëson se ka ndryshuar pothuajse e gjithë struktura drejtuese e Partisë Socialiste.

Kështu shohim brenda partisë rehabilitimin e Alfred Pezës. Atij i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Socialisti u hetua në prokuroria pas hetimeve të nisura në lidhje me blerjen në emër të gruas së tij të disa aksioneve me vlerë 1 mln euro në një bankë private në Tiranë. Ndaj tij prokuroria ngriti tre akuza dhe e dërgoi dosjen në gjykatë, atë të ‘fshehjes të të ardhurave’, ‘Pastrim i produkteve penale’ dhe ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’.

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino që sot do të mbajë një tjetër post brenda Partisë. Ai do të jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së, numri dy pas Taulant Ballës.

Duke iu referuar burimeve me dyer të mbyllura nga asambleja e PS-së gazetarja e Report Tv Esiona Konomi shton se post do të ketë edhe Ulsi Manja e Ermonela Felaj. Ata do të jenë pjesë e Kryesisë së Partisë. Sekretar organizativ është zgjedhur Arben Pëllumbi. Ilir Beqja, do të jetë sekretar për koordinimin digjital, Senida Mesi, sekretare e burimeve njerëzore, Laert Dulaj sekretar për emigracionin.

LISTA E TË ZGJEDHURVE

Bashkim Fino- Nënkryetari i Asamblesë

Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë

Arben Pëllumbi- Sekretar organizativ

Blerina Gjylameti- Sekretare për koordinimin elektoral (nuk lëviz)

Ilir Beqja- Sekretar për koordinimin digjital (nuk lëviz)

Senida Mesi- Sekretare e burimeve njerëzore

Laert Dulaj- Sekretar për emigracionin

Alfred Peza- Sekretar i marrëdhënieve me Mediat

Elion Semanaj- Zëvendës sekretar për koordinimim elektoral