VIDEO/ Futbollisti grushton arbitrin në fund të takimit, shikoni ç’ndodh në Tiranë

Pas shumë vitesh në Kategorinë e Parë, ekipi i Shkumbini të Peqinit ka rënë një Kategori më poshtë duke prekur fundin. Vite më parë Shkumbini i Peqinit luante në elitën e futbollit shqiptar. Kjo ka bërë që dje lojtarët e ktij ekipi të mos i mbajnë nervat. Shkumbini ka humbur sfidën direkte me Veleçikun për të qëndruar në Kategorinë e Parë me rezulatatin 1-0.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një lojtar i Shkumbinit iu afrua gjyqtarit Klajdi Kola dhe e goditi me grusht. Në këto moment kanë ndërhyrë rojet e sigurisë të cilët kanë larguar lojtarët e Shkumbinit, që po i afroheshin për ta goditur gjyqtarin Klajdi Kola. Penalltia e akorduar në favor të Veleçikut në minutën e 80-të, ishte shkaku u tensionit të krijuar ndaj gjyqtarit.

Klajdi Kola

Arbitri Klajdi Kola sinjalizon fundin e ndeshjes Shkumbini – Veleçiku… Kështu “e përshëndet” një prej lojtarëve të Shkumbinit….

Posted by Rubrika Sportive ne RTSH on Saturday, May 19, 2018