Vettingu/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrton çështjen ndaj Adriatik Llallës

Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e Adriatik Llallës. Ish-Kryeprokurori nuk do të jetë i pranishëm në seancë, pasi ndodhet në Gjermani, ndërsa do të përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj.

Llalla hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar Vettingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm Apelimit çështjen, ku kërkohet që ish-Prokurori Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut. Trupa gjykuese përbëhet nga; Sokol Como, Luan Daci (relator), ish-kryeprokurorja Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.