U zhduk te ‘Shpella e Pëllumbasit’, vijojnë kërkimet për të riun, devijohet lumi, shoku: U hodh për t’u larë

Prej mëngjesit të ditës së sotme vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut që u zhduk dje në ‘Shpellën e Pëllumbasit’. 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë.

Ndërkohë, 20-vjeçarin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve kanë vijuar kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë.

Gjithashtu, sipas policisë është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor e shumë i thepisur. Krahas kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s, një grup punonjësish police të Stacionit të Policisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gjatë kërkimeve nga Polumbarët e RENEA-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur. Fabio Dukagjini, shoku i Xhorxho Seferit që humbi dje, është marrë sot nga policia në pyetje, ndërsa është shprehur se 20-vjeçari u hodh në lumë për t’u larë, ndërsa e mori rrjedha e ujit.

“Nuk e shpëtova dot, ai u hodh në lumë për t’u larë, por e mori rrjedha e lumit dhe nuk e pashë më”

Dëshmia e Fabio Dukagjinit

Gjatë kërkimeve nga Polumbarët e RENEA-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur. Fabio Dukagjini, shoku i Xhorxho Seferit që humbi dje, është marrë sot nga policia në pyetje, ndërsa është shprehur se 20-vjeçari u hodh në lumë për t’u larë, ndërsa e mori rrjedha e ujit.

Nuk e shpëtova dot, ai u hodh në lumë për t’u larë, por e mori rrjedha e lumit dhe nuk e pashë më

Dëshmia e Fabio Dukagjinit