“Tym i bardhë” në Itali, Mattarella mandaton Conten si kryeministër

Presidenti Sergio Mattarella mori 24 orë kohë për tu menduar për Conten dhe pas dy orësh bisedime vendosi mandatimin e Contes si për formimin e qeverisë.

Propozimi i Giuseppe Conti erdhi pas negociatave të dy partive kryesore në Itali Lega dhe 5 Yjet. Kriza politike në Itali zgjatë rreth 80 ditë dhe pritet që parlamenti italian të votë besojë javën e ardhshme në Parlament qeverinë e Contes.

Progtagonist i zgjidhjes së krizës politike ishte edhe Silivio Berluconi i cili më pas u përjashtua si mundësi e zgjidhjes.

Tashmë pritet që qeveria tialiane ti besohet Contes, dhe dy partive negociatore që njihen për kritikën e ashpër ndaj BE dhe kanë parashikuar në programin e tyre politik masa që mund të ndryshojnë qëndrimin e qeverisë italiane kundërejt Bashkimit Europian.