The Sunday Times: Rama në luftë me bandat para vendimit për negociatat me BE

Britanikja “The Sunday Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe aksionit të qeverisë për të luftuar krimin dhe bandat e drogës, teksa pritet vendimi për negociatat. “The Sunday Times” shkruan se Rama gjendet në vijën e frontit kundër bandave shqiptare të drogës, në një kohë kur Saimir Tahiri, po përballet me akuzat për përfshirje në bandat kriminale.

Në artikull përmendet edhe ministri i Brendshëm aktual, Xhafaj që po përballet me akuzat e opozitës për vëllanë e tij. “The Sunday Times” vijon artikullin duke theksuar se ngjarjet vijnë në një moment vendimtar për Shqipërinë, pasi pritet vendimi nëse do të hapen apo jo negociatat me BE në fund të qershorit. I pyetur nëse Shqipëria është një narkoshtet që strehon kriminelët, Rama thotë se ky është thjesht një mit.

Çdo vend ka kriminelët e vet. Nëse shikoni numrin e kriminelëve të huaj në burgjet e Britanisë ka shoqëri të tjera me një numër më të madh kriminelësh se ne. Po përpiqem të ndryshoj perceptimet, por nuk është një luftë e lehtë.

Edi Rama

Kryeministrit thotë së Shqipëria ka nevojë që t’i hapen negociatat, pasi një gjë e tillë do të ndihmonte në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.