Tenton të fusi celular në burg, arrestohet në flagrance nga Policia

Policia e Gjirokastrës ka mundur të arrestojë një 33-vjeçar me emrin Dritan Rrapa, pasi ky i fundit ka tentuar që t’i lehtësojë jetën të vëllait duke i sjellë në burg një celular.

“Tenton të fusi sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, arrestohet në flagrance nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Rrapa, 33 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga punonjësit e IEVP Bençë, Tepelenë duke futur në këto ambjente një aparat celular për vëllanë e tij të dënuar shtetasin Gëzim Rrapa, 35 vjeç, banues në Gjirokastër”, bën të ditur policia e qarkut.