Takimi historik mes Trump dhe Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor

Zyrtarizohet data e takimit historik mes Presidentit të SHBA dhe liderit të Koresë së Veriut. Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong Un do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump në një postim në Tëitter. Presidenti amerikan thotë se do të përpiqen që ta bëjnë takimin një moment shumë të veçantë për paqen botërore.

Takimi me Kim Jong Un do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor. Do të përpiqemi ta bëjmë atë një moment shumë të veçantë për Paqen Botërore.

Kështu nga një prag lufte, situata është ç’tensionuar plotësisht, pasi Presidenti i vendit më të fuqishëm në botë do të ulet në një tryezë me liderin e regjimit koreano verior për të biseduar./ Shqiptarja.com