SULMI DIREKT I SAIMIR TAHIRIT, REAGON RRUFESHËM FATMIR XHAFAJ

Reagon Fatmir Xhafaj pas sulmit direkt të ish-ministrit Saimir Tahiri i cili tha se “pasardhësi i tij ia ka kaluar edhe Lulit edhe Saliut” me akuzat për policinë e kriminalizuar.

Xhafaj tha se nuk ka asnjë koment për dorëheqjen e Tahirit si deputet por theksoi se nuk i heq asgjë atyre që ka thënë më parë.

“Nuk kam asnjë koment për dorëheqjen por nuk iu heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë”, ka deklaruar Xhafaj për mediat.

ÇFARË THA PËR XHAFAJN më herët Tahiri në daljen për shtyp:

Edi Rama i falenderoi për kontributin opozitar. Ndërsa pasardhësi im në detyrë, me akuzat për policinë e kriminalizuar, ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit.

Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.

Ka më shumë në Greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve.