Saimir Tahiri ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Tahiri tregoi se i kanë kërkuar të dalë e të thotë se ishte Rama dhe jo ai “koka e trafikut të drogës”. Sakaq, deputeti sulmoi edhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn i cili siç u shpreh ai “ia ka kaluar edhe Saliut edhe Lulit”, në propagandën e hashashit.

“Dikush mëe tha dil e thuaj nuk isha unë por ishte Edi Rama koka e trafikut të drogës dhe kështu shpëtoja unë, unë heshta tregtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhinjtë dolën në treg, Nuk më njohën se nuk doja që armiqtë hajduttët dallaveret e politikës ti mbaja në krah,. Pushka top t’ju bëhet unë këtu jam e do ia dal. Papritur u kujtuan për hashashin”, tha Tahiri.

“Opozita më ka akuzuar si trafikant droge që pa marrë detyrën e ministrit, katër vjet rezistuam,. Bëmë luftë me suksese e deshtime, pa diskutim por luftuam.

Edi Rama në fillim i falenderoi opozitarët për kontributin ndërsa pasardhësi im (Xhafaj) në detyrë ia kaloi dhe Saliut dhe lulit, Lazaratin nuk e kishin aty plot e përplot, Krujën, Beratin, Gjirokastrën, Tiranën, të mbjella me hashash për më shumë se 15 vjetësh e tani i thonë njerëzve dhe botës se i bëra unë. Sot në Parlament rrinë ministra ish ministra si ëngjëj, shesin dëngla më bëjnë dhe moral, unë u përpoqa por mbajta dhe palacot e politikës në kurriz duke më bërë moral Ti mbledhësh bashkë të katër vitet, është më pak se hashashi i Saliut, as kryeministri as ministri io Brendshëm s’e ka përmendur kurrë, nuk e di pse.

E di që ka politikkanë pa kocka e pa bythë në Shqipëri. Unë nuk besoj u cmendën dhe të huajt sa mos e vrasin mendjen për drejtësi e ligj por duan kurban njerëzish për të hyrë në Europë. Evropa po qakërka sikur unë po pengoj integrimin, s’ua kam fajin unë. Shqiptarët nuk do hanë integrimin”, tha ish-ministri.