Rrëfimi i pazakontë i Koço Kokëdhimës: Ju tregoj 5 vitet kur isha “MENTOR” i Ramës. Këshillat e mia

I pyetur gjatë bashkëbisedimit me studentë e pedagogë të Univeristetit Europian të Tiranës mbi prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin aktual, Edi Rama, ish-deputeti foli për zhgënjimin që ka marrë nga Partia Socialiste, sa herë ajo ka qenë në pushtet.

Roland Lami: Njiheni në publik si person i afërt i Ramës, me një raport shumë të ngushtë me të, aq sa njerëzit që ju njohin, ju konsiderojnë edhe si babain shpirtëror të tij, por nëse vërejmë sot, duket se Rama e ka vrarë “babain” -duke folur në gjuhën frojdiane. Duket se ka ikur, i ka shpëtuar pushtetit të babait. Sipas jush, është Rama që po e vuan këtë krizë, sepse ka nevojë për një pushtet atëror dhe nuk bën dot pa të apo ndiheni ju i braktisur nga ish-djali juaj sepse është mosmirënjohës për gjithçka keni bërë ndaj tij. Si e shpjegoni nga ana psikanalitike; Jeni ju apo ai i mërzituri?
Koço Kokëdhima: Mua nuk ma ndjen hiç! Duhet të jem pak i vërtetë në respekt të historisë. Unë Ramën e kam ndihmuar në mënyrë shumë të sinqertë. E kam mbështetur dhe ndihmuar në mënyrë të sinqertë. Nuk e kam ndihmuar Ramën për hatër të Ramës, por e kam ndihmuar me një motiv shumë të qartë politik. Kam pasur bindjes se Partia Socialiste ishte një trashëgimi e rëndësishme për popullin shqiptar, bindje që e ruajta deri më 2013 –ën, ndoshta deri më 2011-ën. Kam qenë një njeri i deklaruar si i majtë gjithmonë d dhe pranë Partisë Socialiste gjatë gjithë kohës.
Partia Socialiste ishte zhgënjim i madh në pushtet. Zhgënjimi i madh i parë në pushtet ishte ajo që bëri Fatos Nano. Opozita më e madhe që iu bë qeverisë Nano sapo erdhi në pushtet, pas pesë muajsh, ishte ajo qëi kemi bërë ne, sepse ishte person i papërgjegjshëm në pushtet; i papërgjegjshëm, i pamoralshëm, i korruptuar deri në palcë.
Pastaj erdhi Ilir Meta: Çfarë bëri ai? Ia kaloi Fatosit dhe Saliut. E mori qeverinë, e bëri copë-copë PS-në dhe përqendroi në duart e veta një akumulim të madh pushteti dhe paraje dhe PS-ja u nda praktikisht në dy pole, në dy bajlozë, që luftonin me njëri-tjetrin për ta zotëruar dhe dominuar PS-në. Më 2001-shin, kur bënim betejën kundër Ilir Metës, që të bënte një qeveri përfaqësuese, integruese të të gjithë së Majtës; një qeveri jo të vetën, por të përfaqësonte të gjithë fraksionet e së Majtës, në këtë periudhë, Edi Rama shkruante fjalimet e Metës. Në këtë periudhë ishte një servil dhe në këtë periudhë i kam kërkuar të distancohet dhe i kam thënë: “Ej zotëri! Shërbeji kohezionit në PS dhe jo mposhtjes së njërës palë! Bëj një pol të ri që të relativizohen këto dy fuëi që përpiqen të dominojnë të Majtën dhe shtetin dhe, me këtë relativizim ndoshta kompozojmë një të Majtë të re të reformuar që t’i dalë për zot përgjgjësive qeverisëse të Shqipërisë! Po e bëre këtë punë, mund të bëhesh kryeministër.” Kjo ishtë gjëja e parë që i kërkova Ramës. “Merre dhe demorkatizoje Partinë Socialiste e do bëhesh kryeministër! Njih opsionet, mocionet,fraksionet, mendimin ndryshe në parti, kompozoni një parti demokratike, sillni standardet që duhen dhe imponojeni atë partinë tjetër, atë bunkerin nga ana tjetër të demokratizohet dhe Shqipëria të mos ecë drejt një situate të panjohur, por drejt lirisë.” Rama e pranoi plotësisht dhe gënjeu. Kur erdhi në fuqi në Partinë Socialiste i mbylli edhe ato pak hapësira që ishin me pretendimin se nuk e mbështesnin Pandeli Majko, Gramoz Ruçi dhe të tjerë, Gënjente. Kur erdha në poltikë më 2013 –ën solla në tryezë planin për reformimin e së Majtës.
Roland Lami: Por Blushin nuk e keni mbështetur…

Koço Kokëdhima: Blushi nuk kishte lidhje me reformimin e së Majtës, bënte pazare personale e nuk kishte lidhje me këtë çështje. Ishte aq serioz sa e ka demonstruar sa serioz ishte për këtë çëshjte. Unë nuk luftoja nga pozitat kundër PS-së. Luftoja nga pozitat e PS-së, nga brenda PS me shpresën se në një rrugë eficiente dhe racionale mund ta reformonin PS-në dhe të kishim një realitet tjetër. E jeni të lumtur në këtë realitet me këto parti?

Roland Lami: Por janë parti që marrin vota. Pastaj lumturia është çështje morale…

Koço Kokëdhima: Këto janë parti që tmerrohen nga vota dhe votimet e lira. Nga 2003 deri më 2007-ën, kam qenë mentori i Edi Ramës, nuk kam qenë mik i tij, sepse ai në opozitë është një person që konsultohet, kërkon, pyet këdo, dëgjon, etj., etj. Në pushtet është tjetër gjë dhe në opozitë është krejt tjetër njeri. Ai vinte tek unë sa herë kishte nevojë, edhe në 6 të mëngjesit, edhe në 10 të natës. Jam natyrë e hapur dhe konsultoj me nedrshmëri këdo që ka nevojë për mendimin tim. Dhe këtë njeri e kam konsultuar gjithnjë në rrugë të drejtë dhe gjithnjë në përputhje me interesin pubklik.