Rezoluta për anëtarësimin në BE, opozita bojkoton Kuvendin, Rama: Akt tradhtie!

“Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi”. Kështu e quajti kryeministri Edi Rama bojktotin e Kuvendit nga opozita, kur pritet të votohet rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se PD bëri atë që s’e ka bërë asnjë forcë politike në këto 27 vite. Sipas tij, kjo sjellje e opozitës është në vijim të qëndrimit të saj për bllokimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit në muajin qershor.

“PD ka në program testamentin e Esat Pashës”
Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi. Një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PDSH që lindi me thirrjen e duam shqipërinë si gjithë europa, po si të ishte forcë që për proggram ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme. Dhe pyetje është shumë e thjeshtë: Të jetë vallë arsyeja e pushtetit? Ambicia e verbër për t’u rikthyer në pushtet? Nuk mjafton. Është shumë e vështirë që të thuash që po kjo është dhe s’ka tjetër.

Por nuk është ky thelbi, nuk mund të jetë ky motivi që pa u mbushur ende një vit nga zgjedhjet, një forcë e tërë poituike alternative të transformohet dhe punon për shkatërrimin e një segmenti rruge që është rruga e shqiptarëve, jo rruga e PS-së, jo e një pjese, është rruga e shqiptarëve: Negociatat! Çelja e negociatave, janë një problem shumë i madh për ta dhe jo thjesht për arsye se duke u çelur negociatat, qeveria dhe shumica jonë me gjasë do të marrë një energji të re besimi dhe mbështetje, negociatat janë një problem shumë i madh për ta, sepse duke i çelur mbaron përfgundimisht historia e pandëshkueshmërisë, duke u çelur negociatat, vendi kalon nga një fazë ku mjaftonte të bënte ndrushimin e kushtetutës, të të gjithë arkitekturës së sistemit të drejtësisë, të ligjeve që grantojnë pastrimin e drejtësisë, në një fazë ku vendi duhet të tregojë se prokuroria e pastruar nga Vettingu, Gjykata e pastruar nga Vettingu funksionojnë si një pushtet që nuk i ndan njerëz në të fortë dhe të dobët, të pasur e të varfër, të pushtetshëm e të pazëshëm, por si një pushtet ku gjithkush që ka shkelur ligjin, ka kryer akte në dëm të interesave publike, gjithkush që ka prekur pasurinë e shqiptarëve, të ndëshkohet.

Ky është themeli i të gjithë kësaj përpjekje në mes të europës në kulmin e këtyre përpjekjeve të cilat janë strategjike edhe për një arsye tjetër sepse kty vit është themelor në këtë Europë që lëkundet nga presioni i forcave dhe grupimeve që janë kundër saj. Vitin e ardhshëm, sot një vit janë zgjedhjet nëe Europë, ndryshon PE dhe askush nuk di ta thotë sesa shumë do ndryshojë për keq në drejtimin që na intereson ne, ndryshon KE, s’e dimë sa do jetë i prirur që të vazhdojë punën e KE të sotëm që është një komision proeuropianizmit.

Historia jonë e negociatave mund të shtyhet pafundësisht dhe midis vrasjes së kësaj ëndërre, varrosjes së saj dhe rritjes së mëtejshme të pasigurisë të më rinjve, lidhur me çfarë vendi do të jetojnë nesër në Europë apo në ndonjë vend jashtë Europës, prej frikës së tyre nga drejtësia, ambicies së verbër për pushtet dhe shurdhërisë së tyre për të dëgjuar zërin e arsyes kombëtare, këta zgjedhin frikën, zgjedhin ambicien e verbër dhe shurdhërinë e zërit të rinisë shqiptare.

Hera e parë që një parti politike braktis kuvendin kur do votohej rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë. Kur ishim në opozitë, PS votoi në unanimiet me PD-në në qeveri, rezolutën.

Edi Rama, kryeministër