Rënia e Vllaznisë nga Superliga, tifozët i vënë “zjarrin” Bashkisë

Tymuese, letra higjenike, shashka dhe thirrje si: Ti je turpi i Shkodres! apo ofendime të tjera që shkuan në drejtim të Voltana Ademit si presidente e ekipit të Vllaznisë, ishte panorama e protestes së tifozeve Shkodranë në sheshin përpara bashkisë.

Veç pankartave dhe thirrjeve protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe letra higjenike në drejtim të godinës së Bashkisë.

Nuk ka munguar edhe hedhja e tymuesve.

“Hajna, hajna”, “Dilni dhe mos rrini brenda”, ” Kjo është fatkeqësi e madhe për futbollin shkodran”, ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve teksa nuk kanë munguar dhe shpërthimet në sharje dhe ofendime në kor ndaj Bashkisë Shkodër.

Zhgënjimi është i madh dhe ata tifozë që me zemër e ndjekin prej vitesh ekipin kuqeblu, nuk e prisnin që në 100 vjetorin e krijimit të të parit klub të futbollit në vend, Vllaznia të binte në kategorinë e parë.

Reagimet e tyre u kaluan në heshtje nga bashkia Shkodër dhe titullarja Ademi si presidente e ekipit.

Policia monitoroi protestën, e cila zgjati për 40 minuta dhe ndonëse nuk pati pjesmarrje të gjërë, tregoj se ndjeshmëria gjithsesi për këtë ekip është e lartë, ashtu si edhe zhgënjimi që në 5 vitet e fundit, skuadra noton në ujra të turbullta.