Rama: Kaq i dëshpëruar është Lulëzimi që luajti me blofin e ditëziut Babale?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në faqen e tij në facebook, ku ka publikuar një videorrëfim të gazetarit Jetmir Olldashi, i cili është shprehur se ka qenë ai që i ka dhënë pajiset përgjuese Albert Veliut i njohur si “Babalja” në kuadër të një investigimi për trafiqet e drogës në Vlorë.

Pas videos ku nuk del asnjë e dhënë për Agron Xhafën dhe as për ndonjë trafik apo blerje droge, Rama e ka ironizuar të gjithë materialin në fjalë si dhe personazhet e saj.

“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri!

Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?