RAMA I PARALAJMËRON TË GJITHË: NUK NA MUND DOT ASKUSH, PS KA VETËM NJË KUNDËRSHTAR

Kryeministri Edi Rama aktualisht është duke mbajtur një fjalim para qytetarëve të Tiranës, teksa po flet për rëndësinë e platformës së bashkëqeverisjes.

Rama edhe kësaj radhe shprehet se në qeverisjen që po i bëhet vendit, ka ende gjëra të cilat nuk shkojnë mirë. Teksa ka theksuar gjërat që mund të rregullohen, Rama e tha prerë se askush nuk mund t’i mundë dhe se kundërshtari i vetëm që ka Partia Socialiste është vetja.

“Nuk kemi ardhur për të thënë që të gjitha gjërat janë në rregull, përkundrazi ka plot gjëra që duhen rregulluar dhe mund t’i rregullojmë së bashku. Duke filluar gjithmonë dhe kudo nga vetja, sepse problemi më i madh dhe kundërshtari i vetëm që ka PS është vetja. Ne nuk na mund dot askush tjetër, por që ne të bëjmë realitet, gjërat që duhen bërë realitet, ne duhet të jemi vetëkritikë.”- shtoi më tej kryeministri para qytetarëve të Tiranës.