Publikohet kallëzimi penal i Geron (Agron) Xhafajt, për eksponentët e PD-së

Top Channel raportoi se vëllai i Fatmir Xhafajt, ka bërë një kallëzim penal për eksponentët e Partisë Demokratike, konkretisht për Ervin Salianjin, Gazmend Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn. (shih foton më poshtë).

Agron Xhafaj ka deklaruar se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave. Kallëzimi penal është dorëzuar në orët e mbrëmjes së ditës së hënë në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo që bie në sy në këtë dokument, është emri i ndryshuar i vëllait të ministrit, nga Agron Xhafaj në Geron Xhafaj.