Presidenti Trump anulon takimin me liderin Koreano-Verior

Presidenti i SHBA Donald Trump ka anulluar një samit të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke thënë se do të ishte e papërshtatshme në këtë kohë.

Presidenti Donald Trump nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un muajin e ardhshëm.

Administrata e Trump dëshiron më shumë bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut përpara takimit historik.

Takim i cili do të kishte qenë një samit historik diplomatik, njoftimi i anullimit erdhi ditën e sotme në një letër drejtuar liderit koreanë Kim Jong-un nga Shtëpia e Bardhë.

Trump dhe Kim Jong-un ishin planifikuar të takoheshin në Singapor më 12 qershor, për atë që do të ishte takimi i parë ballë për ballë midis një udhëheqësi të SHBA dhe Koresë së Veriut.

Trump njoftoi samitin, i cili ishte caktuar të zhvillohet në Singapor më 12 qershor, nuk do të ndodhë tani, pasi është një kohë e papërshtatshme.

Në një letër të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se ishte shumë i lumtur që do ta takojë Kim një ditë.