“Peshqit e mëdhenj”: Pas shkarkimit të Hajdarmatajt, Krimet e Rënda marrin vendimin e rëndësishëm për Adriatik Llallën

Pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt, është zhbllokuar procesi ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është regjistruar dosja për hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla.

Prokurori që do të ketë në dorë fatin e Llallës do të jetë Klodian Braho, i cili në fakt, e kishte këtë dosje edhe më parë, me Besim Hajdramatajn.

Mbi Llallën deri më tani rëndojnë tre akuza: Shpërdorim detyre, mosdeklarim i të hollave ne kufi, dhe pastrim i parave.

Deri më tani dihet se në dispozicion të hetuesve janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI.

Gjithashtu, janë marrë nga Hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme.(TemA)