PD-PS përplasen te ‘Ligjet’ për Xhafajn, Ulsi Manja: Koha e ‘Babales’ mbaroi

Ka nisur me tensione dhe debate të ashpra mbledhja e komisionit parlamentar të ligjeve. Opozita kërkoi diskutime jashtë rendit të ditës për çështjen “Xhafaj”. Në debate u përfshirë deputetët e PD Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu me kryetarin e komisionit Ulsi Manja. Ky i fundit nuk lejoi diskutime jashtë rendit të ditës.

Në debate u përfshi edhe deputeti Klevis Balliu i cili iu drejtua Manjës se po sillej si karagjoz, ndërsa kreu i Ligjeve iu përgjigj se karagjozin të shkojë dhe ta tregojë në vend tjetër.

Debati te “Ligjet”
Gent Strazimiri: Kalendari nuk permban ceshtjen me te rendesishme si ceshtja “Xhafaj”. Ka 10 dite me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga një narkoqeveri me një narko kooperturë, me një narkoqeveri. Qeveria u kap me pras në duar.

Oerd Bylykbashi: Ministri i Brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të, për trafik të lëndëve narkotike.

Klevis Balliu: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu.

Ulsi Manja: Karagjozin shko dhe tregoje në vend tjetër….

Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm mbron krimin në qeveri.

Klevis Balliu: I keni nxjerrë te gjithë mafioze, gazetarët, opozita, ndërkohë që i keni mafiozët te partia juaj. Njërin e vratë në burg. Pasi i droguat, shqiptarët po i vrisni.

Bardh Spahia: E turpshme, bëheni palë me krimin, jeni bere palaço.

Ulsi Manja: Si e kishte ai “Babalja”…?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën… Ky nuk është komisioni i “Babaljes”, por është komisioni i ligjeve.

Luçiano Boçi: Ulsi, je bërë si Gramozi.

Boçi-Felajt: Rregulloje Ulsin se ke qenë e marrëdhënieve me Parlamentin.

Bardh Spahia: Mysafirët e këtij komisioni nuk jam unë. Por kriminelët që sollët ju në parlament.

Bylykbashi: Xhafaj ka kontribut kryesor në mbushjen e burgut të Spaçit. Xhafaj është avokati më i mirë i krimit të organizuar.

Fino-Boçit: A zgjidhni gjë këtu? Se ne nuk kemi gjë në dorë. Bëni zhurmë këtu.

Klevis Balliu: Dje mbronit Saimir Tahirin, sot e keni në arrest shtëpie. Jeni bërë palaço. Pse iku në Itali Agron Xhafaj?

Pas debateve opozita bojkoton mbledhjen
Pas debateve të ashpra, opozita ka bojkotuar mbledhjen e komisionit të Ligjeve, ndërsa maxhoranca ka vijuar e vetme shqyrtimin e projektligjit për “Profesionin e Avokatit” në Republikën e Shqipërisë. “Ora e gallatës mbaroi, ora e “Babales” mbaroi”, tha Ulsi Manja teksa deputetët e PD dhe LSI linin karriget e Komisionit të Ligjeve.