PD nxjerr provat, vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar për trafik droge në Itali

Eksponentë të Partisë Demokratike, kanë dalë sot në një konferencë shtypi, për të
paraqitur fakte se vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për qëllim trafikun e drogës. Sipas dokumentave që ka nxjerrë PD, vëllai i ministrit, është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg, por ai nuk e ka kryer dënimin. PD pretendon se ai ka mbrojtje politike dhe se endet i lirë në Shqipëri ndërkohë që është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lecces.

“E vërteta është se ministri i brendshëm Xhafaj gënjen dhe është në dijeni se vëllai i tij, Agron Xhafaj, është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim. Ai është dënuar me 7 vjet e dy muaj burg nga gjykata e Lecces.”