PD MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR DHE PARALAJMËRON TRAZIRA, Ç’PRITET TË NDODHË SOT NË KUVEND

Partia Demokratike ka mbledhur Grupin Parlamentar. Burime bëjnë me dije se PD ka vendosur që ditën e sotme të bllokojë seancën plenare.

Demokratët paralajmërojnë kështu trazira në seancën e sotme dhe kjo për shkak të publikimit të dosjes së vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas PD është dënuar në Itali me 7 vjet burg për përfshirje në struktura të organizuara kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Po ashtu, bllokimi i seancës do të behët edhe për të kundërshtuar vendimin e ndjeshëm për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramataj.