Pasuria e 6 ‘Babaleve’ që do protestojnë të shtunën për varfërinë!

Adriatik Doçi

Gjithçka thotë njëra palë kur është në opozitë, ka bërë vetë kur ka qenë në pushtet. Protestat e organizuara nga partitë nuk kanë asnjë vlerë sa i përket interesit publik. Ato lënë gjurmë aq sa lë gjumë uji mbi shpinën e patës.

Megjithatë, protestat shërbejnë si sondazhe të brendshme për paritë që i organizojnë dhe ndoshta edhe për jetësimin e ndonjë pazari të nëndheshëm. Për çdo protestë sajohet një shkak. ‘Kauza’ e kësaj proteste është ‘Babalja’. Nuk kisha ndërmend të harxhoja as edhe një frymëmarrje, por shkak për këtë status i bë një pjesë e spotit të protestës, publikuar nga Lulzim Basha, ku shkruhej: “Me paratë e krimit dhe drogës ata po kapin ekonominë duke na lënë të papunë dhe të varfër”.

Kjo fjali, sipas mendimit tim, reflekton ankthin e organizatorëve të protestës për ruajtjen dhe shtimin e pasurive personale. Për ruajtjen sepse shumë shpejt, falë investimit historik të amerikanëve, do të ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, organe të cilat do t’u kthejnë shqiptarëve pasuritë që u kanë vjedhur politikanët dhe rrethi i tyre. Për shtimin sepse ku je në opozitë kufizohen mundësitë. Të gjithë ata qytetarë që kanë vendosur të marrin pjesë në protestë apo që janë ende në dilemë, të shikojnë pasuritë që posedojnë organizatorët e kësaj proteste. Në ç’rrugë i kanë bërë? A u pikon zemra vallë për qytetarët?!
Lulzim Basha, kryetar i opozitës
Shtëpi banimi në Holandë 510 000 gulden, shitur më pas në vlerën 257 500 euro
Apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollarë.
Apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro.
1/3 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
1/4 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
1/4 pjesë të një trualli 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollarë.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.
Pikturë në vlerën 6 500 euro.
Orë dore në vlerën 5 200 euro.
Orë dore në vlerën 4 500 euro.
Unazë diamanti në vlerën 11 500 euro.
Servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë, pjesa 25%.
Bashkëshortja Aurela Basha të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.
Aurela Basha blerje e një apartamenti në Kavajë
Bashkëshortja Aurela Basha pagë në vlerën 51 391 euro.
Bashkëshortja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.
Bashkëshortja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, bashkëpronare me 33%.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
Vilë në Gjirin e Lalzit me 11 ËC
13 apartamente të porositura në Tiranë në një pallat
Vilë në Golem dhe lulishte 327 m 2, shitur 300 mijë euro
Apartament banimi në Durrës
35% të sipërfaqes së ndërtimit në Tiranë, këmbyer
Apartament 99.5 m2, përfituar me privatizim
Apartament me sipërfaqe 75.5 m2
Apartament 2 dhoma e kuzhinë, përfituar nga privatizim
200 mijë euro cash
Ndërtimin e një godine në tokën me sipërfaqe 1900 m2
300 metra katrore, ambiente tregtare
Shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.
Shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.
Shitje apartament banimi 200 m2, 345 mijë euro
Shitje apartament banimi 104.74 m2, 60 mijë euro
Shitje apartament banimi 166.2 m2, 85 mijë euro
Shitje apartament banimi 108.5 m2, 57 mijë euro
Shitje apartament banimi 64 mijë euro
Shitje apartament banimi 200 m2, vlerë 400 mijë euro

Pasuria e familjes Berisha
Shkëlzen Berisha
Blerje apartamenti 346 500 euro
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro
Makinë 18 mijë euro
Të ardhura nga ndërmjetësimi 210 000 euro
Të ardhura nga qiratë 47 956 euro
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë.
Dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro.
Të ardhura si konsulent ligjor 5 668 384 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti privat 150 000 euro
Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë
Të ardhura nga aktiviteti privat 308.599 euro
Argita Berisha
Të ardhura nga qeratë, 40 mijë euro.
Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi
Apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë
Shtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë
Apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë
Apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë
Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro
Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro
Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë
Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro
Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro
Makina Mitsubishi 8500 dollarë
Makinë Benz klas A, 5 mijë euro

Nard Ndoka, kreu i PDK
Blerje makine në vlerën 85 mijë euro.
Detyrime të papaguara për blerjen e një apartament banimi dhe një garazhi në vlerën totale 348 mijë euro.
Kontratë për blerje apartamenti dhe garazh, shlyer 34 944 euro, detyrimi i mbetur 159 400 mijë.
Djali, të ardhura dhuratë nga prindërit, 2 100 000 lekë.
Blerë Bono Thesari më 31.12.2015, 30 000 000 lekë.

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane
Detyrimi ndaj kompanisë “Oto” për blerje apartamenti në Rr. “Elbasanit” është 21 000 dollarë.
Përfituar një apartament 191.95 m2 në Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë në këmbim të apartamentit me sip. 149 m2, në Rr. “Elbasani”, Tiranë.
Marrje kredie bankare 10 000 euro për blerje automjeti.
Të ardhura të vajzës nga kompania AGROBLEND, 1 375 877 lekë.
Kredi, detyrimi i mbetur, 120 mijë euro, shlyer 13 mijë euro.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK
Apartament banimi në Pogradec 70 m2.
Apartament banimi në Orikum 60 m2, 3 000 000 lekë.
Apartament banimi në Tiranë 82 m2.
Pronar i pronave të tjera depozituar pranë komisionit të kthimit të pronave.
Depozite në vlerën 10 100 euro