Pas furtunës me audio-përgjimin, ja me kë takohet Fatmir Xhafaj

Pas furtunës me audio-përgjimin e publikuar nga PD dhe vetëdorëzimin të vëllait të tij Agron Xhafaj te autoritetet italiane, Fatmir Xhafaj duket se i është rikthyer me normalitet punës si ministër i Brendshëm.

Sot në orën 11:30 zyra e shtypit në MB bën me dije se Xhafaj dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz do të zhvillojnë një vizitë në zyrat e Task Forcës Speciale në Tiranë. Pas takimit, dy zyrtarët do japin edhe një deklaratë për mediat.