Moderatori i njohur hap “zemrën” publikisht: Vdes për Gridën

Moderatori i njohur në Vizion Plus Rudi Hizmo, ka treguar për herë të parë publikisht tërheqjen që ka ndaj deputetes demokrate Grida Duma.

I ftuarit në emisionin Thumb, Rudi ka dhënë një intervistë pa doreza ku ka rrëfyer të gjitha sekretet e tij.
Ai është pyetur nga gazetarja se cila është femra e ekranit që ka patur fiksim jete.

“Sonila Meço goxha femer, ose Grida Duma. Vdes për Gridën. Jam çik sapioseksual aq më tepër kur shoqërohet me një fizik si të Gridës, se përshembull edhe Erion Veliaj është seksi me mendje po nuk kam atraksion seksual”, ka thënë moderatori.

Ndërkohë, nuk e dimë se çfarë reagimi mund të ketë kolegu i saj Ervin Salianji për këtë pëlqim të shprehur publikisht./ Pamfleti