Mbledhja e PS, zbardhen vendimet e Ramës

Janë zbuluar porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë ministrave të tij. Në mbledhjen e grupit dhe Kryesisë së Partisë Socialiste, që mbahet çdo të hënë, kreu i qeverisë, njëherësh edhe i kësaj partie i ka deleguar një sërë detyrash kabinetit të tij qeveritar. Mësohet se në të dyja mbledhjet, atë me ministrat dhe në Kryesinë e Grupit, fokusi ishte formati i procesit të llogaridhënies, ku më së shumti vëmendja do të përqendrohet në Tiranë. Rama porositi ministrat që të shpërndahen nepër të gjitha qarqet, jo vetëm tek ata ku janë drejtues politikë por edhe në rrethe të tjera, ku në fokus të jetë zëri i qytetarëve dhe ankesat e tyre.